blog-post

Postuar më: 02-02-2024

Fillimi Zyrtar i Trajnimit Fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e njëmbëdhjetë)

Me 02 shkurt 2024, zyrtarisht filloji Trajnimi Fillestar për gjeneratën e njëmbëdhjetë të gjyqtarëve të sapo emëruar. Trajnimin fillestar në këtë gjeneratë (2024/2025) do ta ndjekin 15 gjyqtarë të sapo emëruar.

Në fjalën hyrëse z. Enver Fejzullahu, Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, fillimisht i uroi gjyqtarët për emërimin e tyre dhe rrugëtimin në detyrën e re, për të vazhduar tutje me njoftimin e rolit dhe rëndësisë që ka trajnimi fillestar, për përgatitjen e tyre të mëtejme profesionale dhe avancimin e njohurive. Gjyqtarët e sapo emëruar u njoftuan rreth strukturës se trajnimit dhe metodologjisë së realizimit të trajnimit. z. Fejzullahu me theks të veçantë siguroj gjyqtarët për mbështetje të vazhdueshme gjatë rrugëtimit njëvjeçarë me qëllim që trajnimi fillestar të shërbej në ngritjen profesionale dhe zhvillimin e shkathtësive.

Po ashtu gjyqtarëve të sapo emëruar, iu drejtua edhe Udhëheqësja e Programit të Trajnimeve Fillestare znj. Valmira Pefqeli e cila i uroi gjyqtarët për pozitën e re, duke ju drejtuar me informata të detajuara rreth programit trajnues, për mënyrën e realizimit të trajnimit teorik dhe praktik Po ashtu theksoji edhe rendësin e vlerësimit gjatë trajnimit gjë që ka shumë rëndësi në performancën e gjyqtarëve.

Gjyqtarët e sapoemëruar, janë pajisur me dokumente që hynë në kuadër të PTF-së, siç janë: Programi i Trajnimit Fillestar si dhe Kalendari trajnues për muajin shkurt 2024.

  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :