Fitimi i pronësisë nga baza e parashkrimit fitues dha baza e ndërtimit
Më 02-03 Maj 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar tryezën “Fitimi i pronësisë nga baza e parashkrimit fitues dha baza e ndërtimit”.
Panelist të angazhuar në këtë tryezë janë: z. Rrustem Thaqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Zenel Leku, gjyqtar në Gjykatën Supreme
Tryeza ka për fokus trajtimin dhe adresimin e sfidave të praktikës gjyqësore lidhur me zbatimin e dispozitave materiale në fushën e të drejtës pronësore.
Tryeza është duke u zhvilluar diskutim interaktiv, prezantim i çështjeve përmes rasteve, diskutim për rastet dhe përmbledhje e konkluzave për çështjen e diskutuar.
Përfitues të kësaj tryeze janë: gjyqtarë nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme dhe gjyqtarë nga Gjykatat Themelore.
Postuar më: 02-05-2024