blog-post

Postuar më: 05-04-2024

Gjykimi në mungesë

Më 05 Prill 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me US-DOJ/OPDAT, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Gjykimi në mungesë”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Agim Maliqi, Gjyqtar - Udhëheqës i Divizioni Penal në Gjykatën Supreme të Kosovës, z. Dražen Tripal, Gjyqtar - Udhëheqës i Divizioni Penal në Gjykatën Supreme të Kroaci dhe z. Atdhe Dema, Prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me kushtet ligjore për mbajtjen e gjykimit në mungesë, prezenca e të akuzuarit në shqyrtim gjyqësor, seanca dëgjimore për të përcaktuar mungesën e të akuzuarit dhe mbajtjen e gjykimit në mungesë.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues janë: Gjyqtarë nga Gjykata Suprem, Gjyqtarë nga Gjykata Themelore, Gjyqtarë nga Departamenti Special, Prokurorët nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Prokuror nga Prokuroria e Apelit, PSRK, Prokurorit Themelore dhe bashkëpunëtor profesional.

Shpërndaje :