blog-post

Postuar më: 21-11-2024

Harmonizimi i praktikave gjyqësore - Praktika gjyqësore për veprat me armë zjarri, drogë dhe krimin e organizuar

Më 21 nëntor 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Zyrën e OKB-së për Drogë dhe Krim - UNODC - Programi Global i Armëve të Zjarrit, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke e realizuar trajnimin “Harmonizimi i praktikave gjyqësore, Praktika gjyqësore për veprat me armë zjarri, drogë dhe krimin e organizuar”.

Trajnues të angazhuar janë: z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme, z. Afrim Shala, Gjyqtar në Gjykatën Supreme, z. Gjelal Bajrami, Prokuror në Shkup, znj.Teuta Bediu Ramadani, Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë, z. Hasan Asani, Kryetar i Gjykatës Themelore në Tetovë dhe znj. Manjola Kajana, Prokuror, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë (SPAK).

Trajnimi synon të avancojë njohurinë e gjyqtarëve dhe prokuroreve lidhur me armët e zjarrit, duke u fokusuar në kontekstin në të cilin armët e zjarrit prezantohen në rastet ligjore.

E veçanta e këtij trajnimi është publikimi i “Përmbledhje lendesh te përzgjedhura nga praktika gjyqësore lidhur me armët e zjarrit” me autore Agim Maliqi dhe Afrim Shala, gjyqtarë nga Gjykata Supreme e Kosovës.

Metodologjia e realizimit të trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues janë: gjyqtarë, prokurorë të niveleve të ndryshme nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, Drejtori i Shkollës së Magjistraturës së Shqipërisë, Gjyqtarë dhe Prokurorë nga niveli i Apelit dhe niveli Themelore nga regjionet të ndryshme të Kosovës.

  • gallery

Shpërndaje :