Hetimi financiar dhe rikuperimi i aseteve
Më 20-24 maj 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNDP/SAEK, janë duke realizuar trajnimin me temë “Hetimi Financiar dhe Rikuperimi i aseteve”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Kujtim Munishi, Prokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z. Bashkim Hyseni, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit, z. Shkelzen Ibrahimi, Prokuror në Prokurorinë e Apelit si dhe z. Arton Hajdari, ekspert i forenzikes financiare nga NJIF.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i pjesëmarrësve lidhur me Hetimin financiar dhe kthimin e aseteve, me ҫ’rast në prani të trajnuesve në mënyrë fizike dhe përmes Platformës së mësimit në distancë të Akademisë së Drejtësisë t’i zhvillojnë shkathtësitë e tyre sa i përket hetimit të veprave penale të Korrupsionit nga kapitulli 33 i Kodit Penal të Republikës se Kosovës, shpëlarjes se parave dhe kthimin e aseteve të fituara me vepër penale.
Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe hulumtime përmes platformës.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Prokuror, gjyqtar, bashkëpunëtor profesional dhe hetues nga Policia e Kosovës si dhe zyrtar nga Inspektorati policor.
Postuar më: 20-05-2024