blog-post

Postuar më: 19-05-2025

Hetimi i veprës penale të pastrimit të parave dhe kompleksiteti i tij. Niveli i provueshmërisë përpara gjykatës lidhur me origjinën e pasurisë. Vlera e aktit te ekspertimit kontabël dhe kujdesi që duhet të tregohet ne caktimin e detyrave të ekspertit

Aktualisht me 19 maj 2025, Shkolla e Magjistraturës së Shqipërisë dhe Akademisë së Drejtësisë në mbështetje të OSBE-së në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta janë duke realizuar në Tiranë trajnimin me temë: “Hetimi i veprës penale të pastrimit të parave dhe kompleksiteti i tij. Niveli i provueshmërisë përpara gjykatës lidhur me origjinën e pasurisë. Vlera e aktit të ekspertimit kontabël dhe kujdesi qe duhet te tregohet ne caktimin e detyrave te ekspertit. ”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira të dy vendeve sa i përket hetimit dhe gjykimit të veprave penale të pastrimit të parave për zgjidhjen e drejtë dhe meritore të rasteve përkatëse.

Në hapjen e këtij trajnimi ishte prezent Drejtori i Shkollës se Magjistraturës së Shqipërisë, z. Arben Rakipi dhe në emër të Akademisë së Drejtësisë z. Ramadan Gashi të cilët konfirmuan përkushtimin e përbashkët për të ofruar trajnimin për gjyqtarët dhe prokurorët e dy vendeve në çështjet që kanë të bëjnë me pastrimin e parave dhe luftimin e këtyre veprave.

Për perspektivën dhe jurisprudencën e Shqipërisë në luftimin e këtyre veprave janë angazhuar Henrik Ligori (pedagog i brendshëm i të drejtës dhe procedurës penale) dhe Nertina Kosova (Gjykata e Posaçme e Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar) ndërkaq nga Akademia e Drejtësisë së Kosovës është Prokurori Admir Shala.

Këtë trajnim janë duke e vijuar 38 gjyqtarë dhe prokurorë nga Shqipëria dhe Kosova.

  • gallery

Shpërndaje :