
Hartimi dhe arsyetimi i vendimeve gjyqësore
Më 15 Tetor 2025, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me OSBE, është duke realizuar trajnimin me temë “Hartimi dhe arsyetimi i vendimeve gjyqësore”.
Trajnues të angazhuar janë: z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. David G. Campbell.
Qëllimi kryesor i këtij trajnimi është që të përmirësoj nivelin e shkrimit dhe arsyetimit dhe paraqitet si ndihemës për gjyqtarët në ngritjen e kapaciteteve të tyre profesionale lidhur me hulumtimin ligjor, shqyrtimin gjyqësor dhe hartimin e vendimeve gjyqësore.
Metodologjia e këtij trajnimi është trajtimi teorik i elementeve të shkrimit, mënyrës së formularit të akteve ligjore, interpretimit të akteve, analizës së fakteve dhe i hartimit të akteve kryesore procedurale. Diskutim teorik lidhur me dispozitat ligjore procedurale që i referohen kërkesave ligjore për shkrimin e akteve ligjore. Demonstrim praktik i mënyrës së arsyetimit dhe shkrimit ligjor. Diskutim teorik dhe praktik për metodat e analizës ligjore në rastet konkrete. Prezantim i rasteve civile dhe penale dhe diskutime për mënyrën e vendosjes së supozuar meritore për rastet konkrete. Pjesëmarrësit përveç kontributit të tyre në diskutime sfidojnë edhe idetë e trajnuesit lidhur me shtruarjen dhe zgjidhjen e shumë çështjeve alternative apo edhe problematike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë nga Gjykata e Apelit, Gjyqtarë nga Departamenti Special Gjykata Themelore dhe Gjyqtarë nga niveli themelor.
Postuar më: 15-10-2025