blog-post

Postuar më: 14-05-2024

Kodi i Etikës dhe sjelljes profesionale dhe Qasja në informacion, konfidencialiteti i të dhënave dhe informacionit të klasifikuar, si dhe mbrojtja e të dhënave (aktet përkatëse ligjore, aspektet praktike)

Më 14 maj 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin nga Kursi Hyrës për stafin administrativ të sapoemëruar të prokurorive me temë “ Kodi i Etikës dhe sjelljes profesionale dhe Qasja në informacion, konfidencialiteti i të dhënave dhe informacionit të klasifikuar, si dhe mbrojtja e të dhënave (aktet përkatëse ligjore, aspektet praktike)”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim është: z. Ramadan Gashi, Trajnues i Përhershëm në AD-së.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Kodin Etik dhe sjelljen profesionale, parimet etike dhe parimin e ligjshmërisë.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Stafi administrativ të sapoemëruar të prokurorive.

Shpërndaje :