Kompensimi i Dëmit – Fitimi i humbur (renta)
Më 28 Shkurt 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar tryezën “Kompensimi i Dëmit – Fitimi i humbur (renta)”.
Panelist të angazhuar janë: z. Arsim Hamzaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Kujtim Pasuli, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i kësaj tryeze është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me procedurën e paraparë lidhur me Kompensimin e dëmit-fitimin e humbur(rentën).
Tryeza po zhvillohet diskutim interaktiv, prezantim i çështjeve përmes rasteve, diskutim për rastet dhe përmbledhje e konkluzave për çështjen e diskutuar.
Përfitues të kësaj tryeze janë: gjyqtarë nga Gjykata e Apelit dhe gjyqtarë nga Gjykatat Themelore.
Postuar më: 28-02-2024