Kompensimi i Dëmit – Fitimi i humbur (renta)
Më 17 Shtator 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar tryezën “Kompensimi i Dëmit – Fitimi i humbur (renta)”.
Panelist të angazhuar janë: z. Arsim Hamzaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Kujtim Pasuli, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i kësaj tryeze është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Kompensimin e dëmit-fitimin e humbur (rentën) si dhe unifikimin e praktikave gjyqësore.
Tryeza po zhvillohet diskutim interaktiv, prezantim i çështjeve përmes rasteve, diskutim për rastet dhe përmbledhje e konkluzave për çështjen e diskutuar.
Përfitues të kësaj tryeze janë: Gjyqtarët e gjykatës së Themelore në Pejë, Gjakovë dhe Prizren
Postuar më: 17-09-2024