blog-post

Postuar më: 23-02-2024

Kompetencat e gjyqtarit gjatë procedurës së sekuestrimit dhe konfiskimit pasuror dhe kushtet kur mund të vendoset konfiskimi, sipas sistemit ligjor në Shqipëri dhe Kosovë

Më 23 shkurt 2024 , Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me projektin regjional "Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor përmes forcimit të bashkëpunimit rajonal në fushën e kthimit të pasurive" , implementuar nga AIRE Centre dhe RAI Secretariat, mbështetur nga Qeveria Britanike, janë duke realizuar seminarin online përmes platformes zoom me teme “ Kompetencat e gjyqtarit gjatë procedurës së sekuestrimit dhe konfiskimit pasuror dhe kushtet kur mund të vendoset konfiskimi”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Bashkim Hyseni, gjyqtar - Departamenti Special i Gjykatës së Apelit dhe znj. Dolores Musabelliu, prokurore - Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK) Qëllimi i këtij seminari është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me aspektet më të rëndësishme të konfiskimit të pasurive duke ofruar njohuri të vlefshme dhe duke nxitur diskutime mbi standardet ndërkombëtare, procedurat hetimore dhe kompetencat gjyqësore në lidhje me proceset e konfiskimit të pasurive. Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtar, prokuror, bashkëpunëtor profesional nga Kosova dhe Shqipëria.

Shpërndaje :