blog-post

Postuar më: 28-05-2024

Konferencë Ndërkombëtare në Bashkëpunimin Ligjor Ndërkombëtar në Cështje Kriminale dhe Krim Kibernetik

Më 27 dhe 28 Maj 2024, në Ankara, Turqi me ftesë të projektit Octopus, CyberKop action dhe Zyra e KE-së në Ankara, Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë z. Enver Fejzullahu, Udhëheqësja e PTV-së znj. Melihate Rama, prokuroja nga Prokuroria Speciale znj. Florije Shamolli dhe prokurori Halim Borovci, po marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Bashkëpunimin Ligjor Ndërkombëtar në Çështje Kriminale dhe Krim Kibernetik.

Pjesë e konferencës janë edhe zyrtar nga Ministria e Drejtësisë, Departamenti për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar si dhe Zyrtar nga Policia e Kosovës, njësia për Krim Kibernetik.

Kjo konferencë ka për qëllim kryesor fasilitimin e diskutimeve rreth sfidave dhe praktikat më të mira në lidhje me bashkëpunimin ndërkombëtar në çështjet penale.

Gjatë vizitës në Ankara, Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë z. Enver Fejzullahu, u pritë në takim nga Presidenti i Akademisë së Drejtësisë në Turqi z. Muhittin Özdemir dhe z. Hasan Kadir Yilmaztekin, Drejtor i Departamentit për marrëdhënie me jashtë. Qëllimi i takimit ishte avancimi i bashkëpunimit në fushën e trajnimit dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e drejtësisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :