Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare
Më 14-15 maj 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me WBROLI, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, janë duke e realizuar tryezën “Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare”.
Trajnues të angazhuar janë: z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, znj. Laura Pula, prokurore në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, z. Nathaniel Rudolf, avokat (Barister) i Këshillit të Mbretit (KC), Gjyqtar i Tribunalit të Shkallës së Parë i caktuar në Dhomën e Tatimeve dhe z. Simon Clements, ish-prokuror - Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me elementet e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, Mashtrimi në prokurim si vepër penale e ndërlikuar; Mashtrimet fiskale, Shmangia nga tatimi/Dogana.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues: Gjyqtarë nga Gjykata e Apelit, Themelore dhe Gjyqtaret e Departamentit Special, Prokuror nga Prokuroria e Apelit, PSRK, Prokurorit Themelore dhe hetues nga Inspektorati Policor i Kosovës.
Postuar më: 14-05-2024