blog-post

Postuar më: 29-05-2024

Kuptimi i industrisë bankare, sigurimeve dhe institucioneve financiare

Më 29 Maj 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Programin e USAID-it “Drejtësia Komerciale” në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin “Kuptimi i industrisë bankare, sigurimeve dhe institucioneve financiare”.

Trajnuese e angazhuar është: znj. Njomëza Zejnullahu Ahmeti, avokate.

Fokusi i trajnimit është në sqarimet e hollësishme rreth institucioneve financiare në Kosovë dhe legjislacionit që rregullon këtë industri, gjithashtu edhe në qeverisjen korporative të institucioneve financiare me theks të veçantë të Bankave dhe Kompanive të Sigurimeve.

Metodologjia e trajnimit është e kombinuar përmes ligjëratave, ushtrimeve dhe diskutimeve si dhe përmes rasteve konkrete nga praktika gjyqësore për mënyrën e vendosjes meritore për rastet konkrete.

Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë dhe bashkëpunëtorë profesional nga Gjykata Komerciale.

  • gallery
  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :