blog-post

Postuar më: 27-02-2024

Kursi i certifikimit të Trajnuesve

Sot më 27 shkurt 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane, programi i OPDAT, janë duke e realizuar Kursin e certifikimit të Trajnuesve të AD, të përzgjedhur nga ekspertët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Qëllimi i këtij trajnimi është që trajnuesit të përmirësojmë aftësitë e tyre duke përdorur parimet e mësimit për të rritur dhe projektimin mësimor dhe multimedial. Gjithashtu ata do ta kenë mundësinë t’i zhvillojnë aftësitë e tyre duke përfshirë ide të reja dhe informacione kthyese nga instruktorët dhe kolegët për të arritur objektivat si në vijim:

• Të projektojnë objektivat, aktivitetet, përmbajtjen dhe strukturën për një prezantim të ardhshëm; • Të zhvillojnë materiale mbështetëse duke përdorur parimet e mësimit dhe projektimit për të rritur; • Të realizojnë një hapje efektive të prezantimit dhe të udhëhiqni një ushtrim angazhimi të audiencës. Pas përfundimit të këtij kursi, trajnuesit e përzgjedhur do të jenë bartës të zhvillimit dhe mbajtjes së Trajnimeve për Trajnues sipas metodologjisë së Akademisë së Drejtësisë.

Trajnimi është duke u monitoruar nga dy ekspertët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës z. John P. Moran dhe z. Ameet Kabrawala

Shpërndaje :