blog-post

Postuar më: 12-02-2025

Ligji për Konfliktet Administrative

Më 12-13 Shkurt 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin “Ligji për Konfliktet Administrative”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Delushe Halimi, gjyqtare në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe Mr.sc. Islam Sllamniku, trajnues i përhershëm gjyqësor në Akademinë e Drejtësisë

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth trajtimit të dispozitave të Ligjit të ri për Konfliktet Administrative.

Metodologjia e trajnimit është e kombinuar përmes metodës interaktive të diskutimit dhe shtjellimit të rasteve, punë në grupe duke prezantuar raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, Gjyqtarët e departamentit Administrativ të Gjykatës Themelore në Prishtinë, bashkëpuntorë professional, Drejtori i Departamentit për Çështje Ligjore në SKGJK, të punësuarit në Departamentin Ligjor të PZAP-së, të punësuarit në Departamentin për Çështje Ligjore në SKGJK, Inspektorët Gjyqësor, Kabineti i Kryesuesit të KGJK-së.

  • gallery

Shpërndaje :