blog-post

Postuar më: 20-02-2024

Ligji për Pyjet e Kosovës, Mbrojtjen e Natyrës dhe Mbrojtjen e Ambientit

Më 20 Shkurt 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Ligji për Pyjet e Kosovës, Mbrojtjen e Natyrës dhe Mbrojtjen e Ambientit”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Ramiz Kuçi, Gjyqtar në Gjykatë e Apelit z. Ramadan Gashi, Trajnues i përhershëm në Akademinë e Drejtësisë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me terminologjinë mjedisore se çka është: Mjedisi, natyra, ndotja e mjedisit, dëmtimi i mjedisit, degradimi i mjedisit, shkretërimi i pyllit, vjedhja e pyllit, dëmtimi i natyrës etj. Gjatë këtij trajnimi u diskutua cilat janë veprat penale kundër ndotjes dhe degradimit të mjedisit si dhe u identifikuan elementet të cilat formojnë figurat e veprave penale kundër mjedisit, natyrës dhe pyllit.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë dhe prokurorë nga Niveli Themelor.

Shpërndaje :