blog-post

Postuar më: 23-04-2024

Marrëdhëniet detyrimore me element te huaj dhe bashkëpunimi juridik ndërkombëtar ne çështjet civile

Më 23 Prill 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin me temë “Marrëdhëniet detyrimore me element të huaj dhe bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në çështjet civile”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Donike Qerimi, Profesoreshë në Katedrën e së Drejtës Ndërkombëtare, Universiteti i Prishtinës dhe z. Gazmend Citaku, Drejtor Departamenti për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar Ministria e Drejtësisë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me pjesën e përgjithshme të të drejtës ndërkombëtare private dhe mbi risitë e ligjit në përgjithësi, institutet dhe shtyllat kryesore të së drejtës ndërkombëtare private.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues janë: Gjyqtarë nga Dhoma e Posaçme Gjykata Suprem dhe Gjyqtarë nga Gjykata Themelore nga te gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :