blog-post

Postuar më: 03-11-2026

Masat e fshehta hetimore, mundësia hetuese e veçantë, marrja në pyetje dhe marrja e deklaratës

Më 03 - 04 nëntor 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Masat e fshehta hetimore, mundësia hetuese e veçantë, marrja në pyetje dhe marrja e deklaratës”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Ali Kutllovci, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe

  1. Dren Paca, U.D. Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale.

Trajnimi ka për qëllim avancimin e njohurive të pjesëmarrësve rreth zbatimit unik në interpretimin dhe aplikimin e dispozitave për masat e fshehta teknike te hetimit si dhe sqarimin rreth veprimeve hetimore te mundësisë hetuese të veçantë.

Gjatë trajnimit janë duke u përdorur metoda të kombinuara të shpjegimit, të përcjella me shembuj praktik dhe diskutime të përbashkëta, në mënyrë që secili nga pjesëmarrësit të jetë aktiv gjatë gjithë kohës. Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë, Prokurorë dhe zyrtar nga Inspektorati Policor i Kosovës.

  • gallery

Shpërndaje :