blog-post

Postuar më: 04-12-2024

Menaxhimi i dosjes dhe lëndës në sistemin gjyqësor dhe prokurorial

Më 04 Dhjetor 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin “Menaxhimi i dosjes dhe lëndës në sistemin gjyqësor dhe prokurorial

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Valdet Gashi, prokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit të njoftohen dhe të përgatiten me shkathtësitë për identifikimin, fillimisht të problemeve të menaxhimit të rasteve dhe më pas të zhvillojnë dhe zbatojnë një plan për menaxhimin e rrjedhjes së lëndës.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste nga praktika gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi janë: staf administrativ nga Gjykatat dhe Prokuroritë.

Shpërndaje :