
Menaxhimi i lëndëve penale dhe orarit të gjykimeve
Më 29-30 Maj 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me US-DOJ/OPDAT, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin me temë “Menaxhimi i lëndëve penale dhe orarit të gjykimeve”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Albina Rama – Kryetare, Gjykata Themelore në Prishtinë, znj. Beth Bloom – Gjyqtare dhe znj. Robin Rosenberg – Gjyqtare.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me adresimin e problemeve dhe strategjive të reja me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të efektivitetit të punës dhe evitimit të problemeve praktike.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues janë: Gjyqtarë nga Gjykata Themelore, Gjyqtarë nga Departamenti Special dhe bashkëpunëtor profesional nga gjyqësori.
Postuar më: 29-05-2024