
Mjetet juridike dhe procedurat e veçanta
Me datë 21 shkurt 2025, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ, ne kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor në fushën penale me temë “ Mjetet juridike dhe procedurat e veçanta”
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Skender Çoçaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Valdet Gashi, prokuror n ë Prokurorinë Speciale te Republikës se Kosovës.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Procedurën penale ku përfshihen kryerës me çrregullime mendore, Urdhrin për ekzaminim psikiatrik, Paraburgimin, Masat e trajtimit të detyrueshëm vendimet gjyqësore si dhe Mjetet juridike. Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional, zyrtar ligjor nga Gjykatat dhe Prokuroritë si dhe zyrtar per ndihme juridike falas.
Postuar më: 21-02-2025