Moduli 1 - Hyrje në Sistemin gjyqësor, Integriteti dhe sjelljet etike dhe të drejtat e detyrimet e të punësuarit në Administratën e Sistemit Gjyqësor
Më datë 09 nëntor 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të trajnimeve fillestare obligative për stafin administrativ është duke e realizuar trajnimin me temë “Moduli 1 Hyrje në Sistemin gjyqësor, Integriteti dhe sjelljet etike dhe të drejtat e detyrimet e të punësuarit në Administratën e Sistemit Gjyqësor ”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Tevide Limoni - Konjufca, Drejtoreshë e Zyrës për Performancë dhe Inspektime, znj. Aishe Qorraj-Berisha, Udhëheqëse e Divizionit për Komunikim me Publikun, dhe z. Astrit Hoti, Drejtor i zyrës Ligjore në KGJK.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me administrimin e dosjes në sistemin gjyqësor ,parimet dhe normat e sjelljes etike si dhe pajisja e pjesëmarrësve me njohuri themelore mbi organizimin, funksionimin dhe përgjegjësitë e sistemit gjyqësor në Republikën e Kosovës.
Metodologjia e zbatuar gjatë trajnimit është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive. Përfitues të këtij trajnimi janë: Staf administrativ nga gjykatat dhe staf administrativ nga KGJK.

Postuar më: 09-11-2026