blog-post

Postuar më: 10-07-2024

Moduli: Aktgjykimi dhe llojet e tij, sesioni i parë: Vendimet gjyqësore në procedurën penale

Më 10 korrik 2024, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga modulin “Aktgjykimi dhe llojet e tij” me trajnues z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: hierarkia e vendimeve gjyqësore në procedurën penale: urdhëri, aktvendimi dhe aktgjykimi dhe neni 36 e drejta e privatësisë.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :