Moduli: Arsyetimi i vendimeve akteve akuzuese, sesioni i parë: arsyetimi i akteve akuzuese
Më 27 shkurt 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Arsyetimi i vendimeve akteve akuzuese”, në mbështetje të trajnuesit z. Bashkim Hyseni, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: arsyetimi i akteve akuzuese dhe dispozitat lidhur me arsyetimin e akteve të prokurorit. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 22 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2023/2024.
Postuar më: 27-02-2024