blog-post

Postuar më: 25-02-2025

Moduli: Arsyetimi i vendimeve gjyqësore në lëmine civile

Me 20-25 shkurt 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së dymbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik katër sesione nga moduli “ Arsyetimi i vendimeve gjyqësore në lëmine civile ” në kuadër të kurikulës “ Shkathtësitë personale dhe ndërdisiplinare ”. Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Qerim Ademaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Nga ky modul janë trajtuar: Procesi dhe parimet e të shkruarit mirë( arsyetimi i vendimeve gjyqësore në lëmin civile),shkrimi dhe arsyetimi i vendimeve gjyqësore në fushën civile përmes metodës IRAC, interpretimi dhe arsyetimi ligjor dhe struktura dhe përmbajtja e arsyetimit të aktgjykimit.

Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 31 gjyqtarë të sapoemëruar një prej tyre është nga komuniteti boshnjak.

Shpërndaje :