blog-post

Postuar më: 25-04-2024

Moduli –Arsyetimi i vendimeve gjyqësore në lëmine civile– sesioni i katërt: Struktura dhe përmbajta e arsyetimit të aktgjykimit

Më 25 prill 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Arsyetimi i vendimeve gjyqësore në lëmine civile”, në mbështetje të trajnuesit z. Arsim Hamzaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: udhëzime për shkrimin dhe arsyetimin e aktgjykimit, dispozitat e së drejtës materiale të cilat janë zbatuar në nxjerrjen e aktgjykimit dhe Deklarimi për pretendimet e palëve lidhur me bazën juridike të kontestit, si dhe propozimet dhe kundërshtimet e tyre për të cilat gjykata nuk ka arsyetuar vendimet e nxjerra më parë në procedurë

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :