Moduli –Arsyetimi i vendimeve gjyqësore në lëmine civile– sesioni i tretë: Interpretimi dhe arsyetimi ligjor
Më 24 prill 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Arsyetimi i vendimeve gjyqësore në lëmine civile”, në mbështetje të trajnuesit z. Arsim Hamzaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: interpretimi si komponentë e rëndësishme për shkrimin dhe arsyetimin ligjor, llojet e interpretimit, metodat e interpretimit, analogjia, arsyetimi ligjor dhe arsyetimi ligjor me analogji dhe deduktiv. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.
Postuar më: 24-04-2024