Moduli: Arsyetimi i vendimeve gjyqësore në lëminë penale
Me 03 dhjetor 2024 - 09 janar 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së dymbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik në katër sesione nga moduli: “Arsyetimi i vendimeve gjyqësore në lëminë penale” në kuadër të kurikulës “ Shkathtësitë personale dhe ndëdisiplinare ”. Ky modul është realizuar me mbështetje të trajnuesit z. Bashkim Hyseni, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Nga ky modul janë trajtuar: Shkrimi ligjor, parimet e shkrimit ligjor, shkrimi ligjor dhe metodologjia e përdorimit të formulës IRAC, arsyetimi ligjor dhe metodologjia e hartimit të aktgjykimit penal.
Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 31 gjyqtarë të sapoemëruar një prej tyre është nga komuniteti boshnjak.
Postuar më: 10-01-2025