blog-post

Postuar më: 07-05-2024

Moduli: Bashkëpunimi Juridik Ndërkombëtar në lëmine civile, sesioni i dytë: Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në çështje civile

Më 07 Maj 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Bashkëpunimi Juridik Ndërkombëtar në lëmine civile”, në mbështetje të trajnuesit z. Zenel Leku, Gjyqtar në Gjykatën Supreme. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: procedura për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në lëmin civile, Komunikimi në rastet kur shteti nga i cili kërkohet ndihma apo i cili kërkon ndihmë nuk e ka njohur vendin tonë, Juridikisioni në bazë të Ligjit të Procedurës Kontestimore (LPK) dhe Juridiksioni për Arbitrazh. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :