blog-post

Postuar më: 03-05-2024

Moduli: Bashkëpunimi Juridik Ndërkombëtar në lëmine civile, sesioni i parë: Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në çështje civile

Më 03 Maj 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Bashkëpunimi Juridik Ndërkombëtar në lëmine civile”, në mbështetje të trajnuesit z. Zenel Leku, Gjyqtar në Gjykatën Supreme. Në kuadër të këtij sesioni janë trajtuar: procedura për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në lëmin civile për lutjet që burojnë nga Kosova, procedura për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në lëmin civile, për lutjet që burojnë nga shtetet e huaja, e që i drejtohen Kosovës, Jurisdikcioni në bazë të Ligjit të Procedurës Kontestimore (LPK), Juridiksioni sipas Ligjit për Arbitrazhin, Konferenca e Hagës për të Drejtën Ndërkombëtare Private (KHDNP), Bashkimi Evropian - rregullativa ligjore në fushën e procedurës civile evropiane dhe Konventa e Minskut. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :