Moduli: Bashkëpunimi Juridik Ndërkombëtar në lëmine penale, sesioni i katërt: Rëndësia e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar
Më 10 Maj 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Bashkëpunimi Juridik Ndërkombëtar në lëmine penale”, në mbështetje të trajnuesit z. Gazmend Çitaku, Drejtor në MD, Departamenti për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Ekstradimi-koncepti dhe konsiderata e përgjithshme, procedura e ekstradimit vështrimi dhe aspektet krahasuese, fazat kryesore të procedurës së ekstradimit, baza ligjore për ekstradim dhe ekstradimi në mungesë dhe kërkimi i adresës së të pandehurit. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.
Postuar më: 10-05-2024