Moduli: Bashkëpunimi Juridik Ndërkombëtar në lëmine penale, sesioni i tretë: Bashkëpunimi Juridik Ndërkombëtarë në Republikën e Kosovës
Më 08 Maj 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Bashkëpunimi Juridik Ndërkombëtar në lëmine penale”, në mbështetje të trajnuesit z. Gazmend Çitaku, Drejtor në MD, Departamenti për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: marrja dhe transferimi i kompetencave nga UNMIK-u në Divizionin për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (DBJN), Ministrinë e Drejtësisë, autoriteti Qendror për Ndihmë Juridike Ndërkombëtare në Kosovë, legjislacioni dhe marrëveshja dypalëshe, ekstradimi-koncepti dhe konsiderata e përgjithshme, çka është urdhër arresti Evropian?, njohja e vendimeve penale të huaja dhe format tjera të bashkëpunimit jurdik ndërkombëtar. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.
Postuar më: 08-05-2024