blog-post

Postuar më: 02-05-2024

Moduli– Dhuna në familje, sesioni i dytë: Dhuna ekonomike si formë e dhunës në familje

Më 02 maj 2024, në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “ Dhuna në familje në aspektin civil ”, në mbështetje të trajnuesit z. Adnan Konushevci, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: dhuna ekonomike dhe karakteristikat e saj, pasojat e dhunës ekonomike dhe identifikimi i dhunës ekonomike. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapo emëruar 2024/2025.

Shpërndaje :