Moduli– Dhuna në familje, sesioni i parë: Dhuna në familje në aspektin civil
Më 30 prill 2024, në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “ Dhuna në familje në aspektin civil ”, në mbështetje të trajnuesit z. Adnan Konushevci, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: dhuna në familje dhe format e manifestimit të saj, motivet/faktorët që ndikojnë në paraqitjen e dhunës në familje, problemet mendore- stresi apo depresioni dhe kërkesa për urdhër mbrojtje ose urdhër mbrojtje emergjente Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapo emëruar 2024/2025.
Postuar më: 30-04-2024