Moduli: Drejtësia Kushtetuese në raport me sistemin gjyqësor dhe prokurorial- sesioni i tretë- Kontrolli Kushtetues Incidental
Më 07 shkurt 2024, në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare, Akademia e Drejtësisë për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “ Drejtësia Kushtetuese në raport me sistemin gjyqësor dhe prokurorial ” me z. Islam Sllamniku trajnues i përhershëm në Akademinë e Drejtësisë.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: kontrolli incidental-Raporti i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës me ato të rregullta, raste nga praktika gjyqësore-kushtetuese në kontrollin konkret-kushtetues (incidental) në Republikën e Kosovës, kontrolli incidental me vështrim në dispozitat kushtetuese dhe praktikën gjyqësore të disa shteteve evropiane dhe të regjionit, aspekti krahasimor i raportit mes gjykatave kushtetuese dhe atyre të rregullta në disa vende evropiane dhe Aspekti krahasimor i raportit mes gjykatave kushtetuese dhe atyre të rregullta në regjion. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive.
Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të shtetit të sapo emëruar 2024/2025.
Postuar më: 07-02-2024