Moduli: E drejta civile, sesioni i dytë- Marrëdhëniet juridiko-civile dhe klasifikimi i të drejtave subjektive civile
Më 15 shkurt 2024, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “E drejta civile”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: subjektet e marrëdhënies juridiko-civile, personi fizik si subjekt i së drejtës, zotësia juridike, zotësia për të vepruar dhe zotësia deliktore e subjekteve të së drejtës civile, të drejtat personale dhe klasifikimi i të drejtave civile subjektive.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapo emëruar 2024/2025.
Postuar më: 15-02-2024