blog-post

Postuar më: 20-02-2024

Moduli: E drejta civile, sesioni i katërt: Përfaqësimi dhe pavlefshmëria e punëve juridike

Më 20 shkurt 2024, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “ E drejta civile”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Nuliteti i punëve juridike, paaftësia për të vepruar e palëve, rrëzueshmëria e punëve juridike relativisht të pavlefshme, deklarimi i vullnetit me të meta dhe pasojat e anulimit të punëve juridike të rrëzueshme.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapo emëruar 2024/2025.

Shpërndaje :