Moduli: E drejta civile, sesioni i parë- E drejta civile, parimet dhe burimet e së drejtës civile
Më 14 shkurt 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “ E drejta civile”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: objekti i së drejtës civile, parimet e të drejtës civile, institucionet themelore të së drejtës civile, sistemi i të drejtës civile, nocioni i burimeve të së drejtës civile dhe natyra e burimeve të së drejtës civile.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapo emëruar 2024/2025.
Postuar më: 14-02-2024