blog-post

Postuar më: 16-02-2024

Moduli: E drejta civile, sesioni i tretë: Punët juridike, modifikimi i tyre dhe ndarja e punëve juridike

Më 16 shkurt 2024, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “E drejta civile”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: modifikimi i punëve juridike-kushti dhe afati, ndarja e punëve juridike, punët juridike kauzale dhe abstrakte, punët juridike formale dhe jo formale dhe punët juridike të njëanshme-dyanshme.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapo emëruar 2024/2025.

  • gallery

Shpërndaje :