Moduli: E drejta e BE-së, sesioni i dytë- Burimet Juridike të UE-së
Më 14 shkurt 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar sesionin e parë trajnues nga moduli “E drejta e BE-së”, në mbështetje të trajnuesit z. Hajredin Kuqi, Trajnues në Akademinë e Drejtësisë.
Në kuadër të kësaj teme janë duke u trajtuar: Efekti direkt horizontal dhe vertikal, E drejta direkte e Unionit, E drejta indirekt e UE-së - Raporti i së drejtës Evropiane me të drejtën e Kosovës, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (më tutje: MSA) dhe ndikimi i së drejtës Evropiane në sistemin juridik të Kosovës.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar 2024/2025.
Postuar më: 14-02-2024