Moduli: E drejta e BE-së, sesioni i parë- Historiku i themelimit të UE-së
Më 12 shkurt 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar sesionin e parë trajnues nga moduli “E drejta e BE-së”, në mbështetje të trajnuesit z. Hajredin Kuqi, Trajnues në Akademinë e Drejtësisë.
Në kuadër të kësaj teme janë duke u trajtuar: Kompetencat e Unionit Evropian, Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian, Këshilli i UE-së, Gjykata e Drejtësisë e UE-së. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar 2024/2025.
Postuar më: 12-02-2024