blog-post

Postuar më: 28-03-2024

Moduli – E drejta e detyrimeve – sesioni i dhjetë: Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme, kontrata për shitjen, dhe kontrata mbi qiranë

Më 28 mars 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “E drejta detyrimeve”, në mbështetje të trajnuesit z. Fahret Vellja, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: kriteret për lidhjen e kontratës mbi mbajtjen e përjetshme dhe kontratës së dhuratës, praktika gjyqësore në rastet e trajtimit të kontratave të mbajtjes së përjetshme dhe dhuratës, vendosjes dhe qëndrimet e Gjykatës Supreme të Kosovës dhe asaj të Apelit dhe shuarja e kontratës për mbajtjen e përjetshme dhe dhuratës. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :