blog-post

Postuar më: 29-03-2024

Moduli – E drejta e detyrimeve – sesioni i njëmbëdhjetë: Kontrata mbi shitjen dhe kontrata e qirasë

Më 29 mars 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “E drejta detyrimeve”, në mbështetje të trajnuesit z. Fahret Vellja, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: kontrata për shitjen, karakteristikat e kësaj kontrate, kontrata e shitjes sipas mostrës, kontrata e shitjes sipas specifikacionit, Kontrata me këste apo shitja me këste dhe kontrata e shitjes me provë. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :