blog-post

Postuar më: 15-04-2024

Moduli – E drejta e punës, sesioni i dytë: Kontestet nga marrëdhënia e punës sipas Ligjit të Punës

Më 15 prill 2024, në kuadër të Programit Fillestar Akademia e Drejtësisë për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta e punës”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: fusha e zbatimit të ligjit të punës, procedura para ndërprerjes së kontratës së punës nga ana e punëdhënësit, procedura para ndërprerjes së kontratës së punës nga ana e punëdhënësit dhe procedura gjyqësore për mbrojtjen e të drejtave të punës.

Metodologjia e trajnimit është duke u realizuar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapo emëruar 2024/2025.

Shpërndaje :