Moduli: E drejta e punës, sesioni i katërt: Mbrojtja në punë
Më 17 prill 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë, është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “E drejta e punës”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: përgjegjësitë e punëdhënësit në rastet e aksidenteve në punë apo sëmundjeve profesionale, të drejtat e të punësuarit në rastet e aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale, legjislacioni i zbatueshëm në rastet e aksidenteve në punë apo sëmundjeve dhe Ligji për detyrimet. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar 2024/2025.
Postuar më: 17-04-2024