blog-post

Postuar më: 12-04-2024

Moduli – E drejta e punës, sesioni i parë: Kushtet dhe kriteret për themelimin e marrëdhënies së punës

Më 12 prill 2024, në kuadër të Programit Fillestar Akademia e Drejtësisë për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta e punës”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: sistemi i të punësuarit në vendin e punës, procedura gjyqësore për mbrojtjen e të drejtave të punës, marrëdhënia e punës në shërbimin civil dhe të drejtat e nëpunësve civil. Metodologjia e trajnimit është duke u realizuar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapo emëruar 2024/2025.

Shpërndaje :