blog-post

Postuar më: 11-04-2024

Moduli –E drejta ekonomike– sesioni i nëntë: Falimentimi

Më 11 prill 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “E drejta Ekonomike”, në mbështetje të trajnuesit z. Mahir Tutuli, Kryetar në Gjykatën Komerciale. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Leximi dhe interpretimi i Ligjit të Falimentimit të Kosovës, juridiksioni i gjykatës dhe mjetet juridike, fillimi i procedurës së falimentimit, moratoriumi, riorganizimi dhe likuidimi. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :