blog-post

Postuar më: 03-04-2024

Moduli –E drejta ekonomike– sesioni i pestë : Kontratat e ndërtimit

Më 03 prill 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta Ekonomike”, në mbështetje të trajnuesit z. Mahir Tutuli, Kryetar në Gjykatën Komerciale. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: nocioni i kontratës për ndërtim, karakteristikat e kontratës për ndërtim, lidhja e kontratës, leja e ndërtimit, çmimi i punimeve, afati, kushtet e përgjithshme të FIDIC-it, efektet juridike të kontratës për ndërtimin, mënyra e caktimit, përgjegjësia për të metat e përgjithshme dhe klauzolat e veçanta të kontratës për ndërtimin.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :