blog-post

Postuar më: 05-04-2024

Moduli –E drejta ekonomike– sesioni i shtatë: Pronësia intelektuale

Më 05 prill 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “E drejta Ekonomike”, në mbështetje të trajnuesit z. Mahir Tutuli, Kryetar në Gjykatën Komerciale. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, klasifikimi i të drejtave të autorit, kontratat e veçanta të së drejtës autoriale, kohëzgjatja e të drejtave të autorit, Markat Tregtare dhe mbrojtja juridike e markave tregtare.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar

Shpërndaje :